Malli juaj, i zhdoganuar pa vonesa
Që nga viti 2001 përgatisim deklaratat doganore, dokumentet e tranzitit dhe procedurat e importit e eksportit për bizneset e Kosovës.
- DurrësMalli arrin në port
- VërmicëDeklarata doganore
- PrizrenTe Zana Shped
Agjension doganor në Prizren, që nga viti 2001
Zana Shped punon me biznese që importojnë, eksportojnë dhe transportojnë mallra përmes Kosovës. Zyra jonë ndodhet në Rrugën e Transitit në Petrovë, pranë hyrjes së Prizrenit, ku kamionët dhe dokumentet arrijnë çdo ditë.
Për çdo ngarkesë kontrollojmë dokumentet para se malli të arrijë, zgjedhim procedurën e duhur dhe ju tregojmë saktë detyrimet para pagesës.
- SaktësiDeklarata të kontrolluara para dorëzimit.
- ShpejtësiDokumentet gati para se të arrijë malli.
- Komunikim i qartëNjë person kontakti për çdo ngarkesë.
Procedura e duhur për çdo ngarkesë
Procedura që zgjidhet vendos nëse taksat paguhen, pezullohen apo garantohen. Zgjidhni llojin e ngarkesës.
Import definitiv / Konsum
Paguhen të gjitha taksatPërpunim i brendshëm
Taksat pezullohen (me garancion)Ri-import
Paguhen vetëm mbi vlerën e shtuar (nëse ka)Depo doganore
Pezullohen deri në dalje nga depojaEksport definitiv
I liruar nga taksatEksport i përkohshëm
Pa taksa në dalje, me afat rikthimiRi-eksport
Pa taksa (mbyll regjimet IM 5 ose IM 7)Tranzit doganor
Garantohen, nuk paguhen në KosovëÇfarë ju duhet për zhdoganim
Dokumentet varen nga lloji i mallit dhe vendi i origjinës. Dërgojini para se të niset malli dhe ne i kontrollojmë për ju.
Dokumentet tregtareFaturë, Packing list, Kontrata e shitjes
- FaturëFatura tregtare nga furnitori, me çmimin dhe përshkrimin e mallit
- Packing listLista e paketimit: sasia, pesha dhe paketimi i çdo artikulli
- Kontrata e shitjesKur kërkohet për të vërtetuar vlerën ose kushtet e dërgesës (Incoterms)
TransportiCMR, Bill of Lading, Faturë e transportit
- CMRFletëngarkesa ndërkombëtare për transport rrugor me kamion
- Bill of LadingFletëngarkesa detare (B/L) për mallrat që vijnë me kontejner
- Faturë e transportitKostoja e transportit deri në kufi, pjesë e vlerës doganore
CertifikatatEUR.1, Certifikatë origjine, Certifikatë fitosanitare / veterinare, Certifikatë cilësie / konformiteti
- EUR.1Certifikata e origjinës për tarifa preferenciale me BE-në dhe CEFTA-n
- Certifikatë origjinePër mallrat pa EUR.1, kur kërkohet vendi i prodhimit
- Certifikatë fitosanitare / veterinarePër ushqime, bimë, fara dhe produkte shtazore
- Certifikatë cilësie / konformitetiPër produkte që kërkojnë standarde, si elektronika apo materiale ndërtimi
BiznesiCertifikata e biznesit (NUI), Autorizim
- Certifikata e biznesit (NUI)Numri unik identifikues i kompanisë që importon ose eksporton
- AutorizimQë të mund ta deklarojmë mallin në emër të biznesit tuaj
Nga dokumentet te malli i liruar
Një proces i qartë në katër hapa, me një person kontakti që e ndjek ngarkesën tuaj nga fillimi deri në fund.
- 01
Na kontaktoni
Na tregoni çfarë malli keni, nga vjen dhe kur pritet të arrijë.
- 02
Dërgoni dokumentet
Faturë, packing list, CMR ose Bill of Lading. I kontrollojmë para se të arrijë malli.
- 03
Ne deklarojmë
Plotësojmë deklaratën dhe ju tregojmë saktë sa duhet të paguhet, para pagesës.
- 04
Malli lirohet
Pas pagesës dhe kontrollit, malli i biznesit tuaj vazhdon rrugën pa vonesa.
Excellent work!
the best
Përgjigje për pyetjet më të zakonshme
Na thirrni ose na shkruani. Ju përgjigjemi brenda ditës së punës.
Sa zgjat zhdoganimi?
Varet nga lloji i mallit dhe nga kontrolli doganor. Kur dokumentet na dërgohen para se të arrijë malli, deklaratën e përgatisim paraprakisht dhe procedura mbyllet shumë më shpejt.
Çfarë dokumentesh duhet t'ju dërgoj?
Zakonisht faturën, packing list dhe CMR ose Bill of Lading. Për disa mallra kërkohen edhe certifikata të veçanta. Shikoni listën e plotë te Dokumentet ose na pyesni për rastin tuaj.
Si e di sa taksa do të paguaj?
Pasi të shohim faturën dhe kodin tarifor të mallit, ju tregojmë doganën, akcizën kur aplikohet dhe TVSH-në para se të bëni pagesën.
Cili është dallimi mes IM 4 dhe IM 7?
Me IM 4 malli hyn në treg dhe taksat paguhen menjëherë. Me IM 7 malli ruhet në depo doganore dhe taksat pezullohen derisa malli të dalë nga depoja.
A merreni edhe me tranzit (T1)?
Po. Hapim dhe mbyllim dokumentin T1 për mallin që kalon nëpër Kosovë ose që vazhdon drejt një zyre tjetër doganore.
A mund t'ju dërgoj dokumentet me email?
Po. Dërgojini te zanashped@gmail.com ose përdorni formularin e kërkesës më poshtë.